Loading...

Category: Persekutimi i hoxhallarëve

Dëshmia e ish-myftiut të Durrësit Osman Sakurti për vështirësitë e agjërimit në kohën e monizmit

Edhe kur shkonim në punë na shikonin me vëmendje se a do hanim drekë nga ushqimet që merrnim me vete si shumica e punëtorëve apo jo.  Për ta tejkaluar këtë problem isha i detyruar të mos merrja bukë me vete për gjatë gjithë vitit, që të mos binim në sy gjatë muajit të Ramazanit pse nuk haja me të tjerët.

Përndjekjet dhe vrasjet ndaj hoxhallarëve nga regjimi komunist

Regjimi komunist dhe ideologjia marksiste nuk i toleron fetë, për shkak se i konsideron si ideologji alternative e konkuruese për politikat e tyre dhe për këtë sapo u ndjenë të fortë i luftuan me të gjitha mënyrat fetarët fillimisht dhe më pas edhe doktrinat. Ai i luftoi me të gjitha mënyrat e mundshme dy fetë kryesore në Shqipëri Krishterimin dhe Islamin. Të gjithë fetarët i konsideroi si armiq potencialë pa dallim dhe për këtë i përndoqi duke i vrarë dhe duke i internuar e burgosur.