Loading...

Përndjekjet dhe vrasjet ndaj hoxhallarëve nga regjimi komunist

Regjimi komunist dhe ideologjia marksiste nuk i toleron fetë, për shkak se i konsideron si ideologji alternative e konkuruese për politikat e tyre dhe për këtë sapo u ndjenë të fortë i luftuan me të gjitha mënyrat fetarët fillimisht dhe më pas edhe doktrinat. Ai i luftoi me të gjitha mënyrat e mundshme dy fetë kryesore në Shqipëri Krishterimin dhe Islamin. Të gjithë fetarët i konsideroi si armiq potencialë pa dallim dhe për këtë i përndoqi duke i vrarë dhe duke i internuar e burgosur.

Hafiz Musa Qazim Kurushi

Nuk pajtohet dot me regjimin komunist të ardhur në fuqi dhe i konsideronte qafira. I lutet Zotit të vdesi pa pasuri dhe çdo mundësi që kishte e shfrytëzonte për të ndihmuar të varfërit, dhe në momentin që ndërroi jetë, nuk kishte pasuri tjetër përveç librave të bibliotekës së tij.