Loading...
Enciklopedi

Patrioti Lumjan Mulla Nasuf (Hoxha) Zhuri

Mulla Nasuf (Hoxha) Zhuri 1870-1924
Lindi në fshatin Zhur.
Shkollën fillore e kreu në mejtepin e Zhurit, kurse të mesmen (ruzhdije) e vazhdoi në Prizren. Ka shërbyer për afër 30 vite si imam dhe mësues fetar.
Krahas aktiviteteve fetare ka qenë shumë aktiv edhe në çështjen kombëtare.
Ai ka qenë anëtar i pleqësisë së pajtimit për rrethin e Lumës. Pastaj ka dhënë një kontribut të madh në organizimin e kryengritjeve lumjane 1912-1915. Hasan Prishtina gjatë qëndrimit dy javor në Zhur ka qëndruar pikërisht në konakun e hoxhës.
Pas largimit të Austro-Hungarisë dhe ripushtimit të Kosovës nga shteti serb më 1918 hoxhë Nasufi internohet në Shqipëri, ku edhe vdes në vitin 1924. Varri i tij gjendet në fshatin Kolsh të Kukësit.

Eduard Elezkurtaj- Zhur