Loading...
Enciklopedi

Molla Zejneli i biri i Molla Amzos (Hamzës) nga Çapurët e Fshatit Mazrek të Çamërisë

1905-1967

Një histori e pa treguar më herët për hoxhën dhe mësuesin e parë të gjuhës shqipe në Mazrek të Çamërisë.

Molla Zejneli indi në Mazrek- Çamëri me 1905 dhe ndërroj jetë në Margëlliç të Patosit të Vjetër me 4 korrik 1967. Shkollën Fillore (Mektebi Iptidai) dhe Paragjimnazin (Rushdije) dhe Gjimnazin (Medresen) i kreu në Janinë me 1920 dhe i dinte 7 gjuhë.
Në vitin 1920 largohet nga Çamëria për të mos e kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Greke dhe vjen e vendoset në Avaricë të Delvinës. Mbasi u vendos aty ai nisi të punoj si këpuctar (kundragji) dhe mbasi aty Beu i Fshatit kishte rënë në hall me vajzën e tij, që ishte e prekun nga sihiret dhe Molla Zejneli e ndihmon duke e shëruar Beu e pyet si shpërblim çfarë me të dhanë! Molla Zejneli i kërkon të ndërtojë një shkollë afër Xhamisë dhe ashtu bëri. Shkolla e sapondërtuar merrte deri në 65 nxënës dhe ai vetë punoi si mësues aty dhe qëndroj aty deri në vitin 1929. Ai me ndihmën e Beut të Avaricës shkon përsëri në vendlindje në Mazrek të Çamërisë.
Pasi kthehet në Mazrek e gjen që babai i tij Molla Amzo (Hamza) ishte verbuar dhe i kishte shitur shumë pasuri, por Molla Zejneli me pasurinë që kishte fituar në Shqipëri i bleu të gjitha ato që babai i tij i kishte shitur dhe më 1930 hap shkollën e parë shqipe në Mazrek, që arriti deri në 200 nxënës, ku punonte si Mësues edhe si Imam në Xhaminë e Lagjes së Çaparenjëve (Çapurët) deri me 1944, kur rifillon Gjenocidi Grek mbi Shqiptarët e Çamërisë. Ai ikën prapë për në Shqipëri, por gjatë rrugës nga vështirësitë i ndërrojnë jetë dy fëmijë, një djalë 7 vjeçar dhe një vajzë 5 vjeçare. Mbasi e kaluan kufirin fillimisht u vendos në Sarandë për pak kohë dhe më pas u vendos në Panaja të Vlorës. Edhe aty qëndron shumë pak për t’u larguar për në fshatin Rërës të Fierit, ku aty punoi me detyrën e hoxhës për një fare kohe dhe i lind një fëmijë. Përfundimisht vendoset në Kalanë e Margëlliçit afër  Patosit të Vjetër, ku edhe ndërron jetë. Kontributi i Molla Zejnelit ka qenë shumë i madh i madh në arsimimin e gjeneratave të reja për gjuhën shqipe dhe Fenë Islame, Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të pafund.

Përgatiti Sadedin Gubetini