Loading...
Enciklopedi

Myftiu i fundit në Elbasan para ndalimit të fesë- Mustafa Rifat Dauti

Hafiz Mustafa Rifat Dauti ka qenë Myftiu i fundit në Elbasan para ndalimit të fesë më 1967 nga partia në pushtet e kohës së diktaturës. Ai lindi më 1901 në Përlep të trojeve shqiptare në Maqedoni dhe ndërroi jetë më 1990 në lagjen Fushë Mbret të Elbasanit. I ati i tij, Rifat Dauti, ka qenë nënpunës i Perandorisë Osmane në Përlep.
Në kohën kur u mblodh Kongresi i Manastirit ka ndihmuar në krijimin e kushteve të mira për mbarëvajtjen e punimeve të këtij kongresi, që u quajt edhe Kongresi i parë i Drejtshkrimit.
Më 1912, në kohën e Luftës Ballkanike u vra nga serbët në Manastir, duke e lënë një javë të ekspozuar për të trembur njerëzit, që të mos merreshin me punë patriotike si ai. Shtëpinë ia dogjën dhe fëmijët ia shpëtuan kushërinjtë. Fillimisht i çuan në Edrene të Turqisë dhe mandej në Stamboll.
Mustafai vazhdoi shkollën fetare dhe në përfundim mori edhe titullin “Hafiz”. Vazhdoi studimet në nivele të larta.
U martua me zonjën Safije nga shqiptarët e Maqedonisë dhe me të bëri 2 fëmijë, të cilët nuk jetuan për shkaqe të rrethanave të kohës. Më pas vajti hoxhë në një xhami të një lagjeje të Stambollit.
Më 1933 vjen në Shqipëri nga rrethanat e krijuara në Turqi nga qëndrimi i Ataturkut ndaj klerikëve muslimanë.
Më 1 tetor 1935 janë hapur themelet e shtëpisë së Hafiz Mustafa Dautit, që shënon edhe fillimin e krijimit të lagjes “Fushë Mbret” dhe që kjo shtëpi ndodhet fill pas xhamisë së kësaj lagjeje.
Selim Zyma ka qenë inxhinieri dhe arkitekti i Oborrit Mbretëror, që së bashku me Kosta Meksin, konsullin e Ahmet Zogut në Maqedoni, e projektuan dhe bënë ndarjen e parcelave për 72 familjet kosovare, ku edhe u ndërtuan shtëpitë e mëpasme.
Kjo lagje u quajt Fushë Mbret edhe më parë se të vinin kosovarët, sepse në këtë hapësirë ishte vendosur në kohë edhe shtabi i ushtrisë osmane dhe shtëpia e Hafizit u ndërtua mbi disa themele të vjetra. Hyqmet Shypheja një bashkëkohës i tij do deklaronte sot: “Më kujtohet si sot i Madhi Hafiz Mustafaj nuk pranoi t’ia dorëzojë sistemit komunist Zyrën e Myftinisë pa process-verbal për materialet dhe dokumentat, që kishte Myftinia dhe me komision 3 persona pastaj doli nga dera. Qoftë i XHENETIT.”
hafiz Mustafa Dauti ka qenë një nga Myftijtë që la një emër të mirë në qytetin e Elbasanit.

 

Marrë nga https://elbasaniad.org/hafiz-mustafa-rifat-dauti/