Loading...
Enciklopedi

Hoxhë Mehmeti i Shtiqnit

Përmblodhi Hoxhë Diamand Muja

Kuksiani Hoxhë Mehmeti i Shtiqnit, lindi në fshatin Shtiqën të Krahinës së Lumës (1867-1927). Kreu medresenë e Prizrenit, studimet e larta i kreu në Kavallë pranë Selanikut me 1889. Më 1900 hapi shkollën fillore ne fshatin e lindjes së bashku me Mulla Musa Zapodin (ky i vrarë barbarisht nga shovinistët serbë më 1912). Kryemyfti i Lumës. Anëtar i kryesisë së “Dheut” të Lumës në 1903. Pjesëmarrës në disa luftra. Ai ishte në ballë të trimave lumjanë në betejën e Grykës së Carralevës dhe në betejën e Qafës së Duhles kundër forcave shoviniste serbe. Udhëhoqi trimat lumjanë në betejën e Shkupit në gusht 1912. Bashkëluftëtar me krerët e Lumës si Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Ramadan Kovaçi, Sulë Elezi, Ramadan Çejku etj. Bashkëpunëtor i ngushtë me patriotët Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina etj…

Është folur shumë për Lumën dhe luftërat e saj, por historiografia komuniste nuk e përmendi asnjë herë Hoxhë Mehmetin e Shtiqnit, për shkak të petkut fetar që mbante.

 

Këngë e kënduar me çifteli nga rapsodët lumjanë

Ushton Koretniku dhe Gjalica
Po lufton Luma me sakica
Asht Hoxhë Mehmeti me lumjanë
Lufton me serbët për vatan
N’fushe të Shtiqnit me shtiqjanë
Trimat e Shtiqnit kudo janë
Luftojnë me armë për vatan.
Hoxhë Mehmeti ka dale në Ortinë
Shpesh me pushkë ai po shtinë
U thërret trimave shtiqjanë
Bini trima mbi serbianë
Se ne luftojmë për tokat tona
Se Luma e Kuqe asht e jona
Të parët tanë na e kanë lanë
serbëve në dorë mos me ja lanë

 

Ushton Gjallica edhe Runa,
Për në Shkup asht nis Luma,
Islam Spahia, në kalin gjok,
Krah për krah, ai me shumë shok,
Asht edhe Ramadan Zaskoci,
Bashkë me to, Halim Bardhoci,
Edhe Hoxhë Mehmeti me shtiqjanë,
Në çdo luftë të parët janë.

“…Merr gazeta në shtatë krajli,
La Serbia n’Lumë 12 mijë
Gjithë Europa duhet ta dije,
Lufton Luma për Shqipni.
Ky krajl Petri po ban medet,
Luma e kuqe më faroi krejt,
Të kishte zgjat lufta gjatë,
Pata me e lëshue këtë Beligradë…
Ky krajl Petri po mban zi,
Unë n’ Lumë, s’po mund me hi
Më prenë asqerin 12 mijë.

(Nëndor 1912)