Loading...
Persekutimi i hoxhallarëve

1959/Vendimi për goditjen e “zakoneve prapanike”

DOKUMENTE

nga Kastriot Dervishi

Disa vite para se të niste vrullshëm revolucioni (anti) kulturor i vitit 1967, ishin dhënë shenja të qarta, se shkatërrimi i madh do të vinte së shpejti. Kufizimi ndjeshëm i ushtrimit të besimit fetar, si dhe goditja e atyre që quheshin “zakone prapanike”, ishin shenja të qarta se shoqëria shqiptare do të përballej me procese të tmerrshme të papara ndonjëherë në historinë e vendit. Sjellim këtu një rast nga Shkodra, ose “vendi i reaksionit”, siç e quante regjimi komunist. Këshilli i Frontit Demokratik të Shkodrës, i mbledhur më 21.4.1959 diskutoi mbi “zakonet e dëmshme prapanike”, mori disa vendime. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesitë e Frontit për çdo lokalitet, kryetarët e kooperativave bujqësore, “patriotë”, aktivistë etj. Më 9.8.1959 është zhvilluar në Shkodër një “konsultë e përfaqësuesve të rretheve Shkodër, Tropojë, Kukës, Pukë, Lezhë dhe Rrëshen” për “eliminimin e zakoneve prapanike”. Përfaqësia e 14 katundeve të Lokalitetit të Bushati, në vijim të urdhrit të sipërm ka marrë një vendim të ri më 22.7.1959. Spikat ky vendim për formën e stampuar të gatshme, çka do të thotë që gjithçka ka qenë pjesë e propagandës dhe është bërë më parë se të niste procesi në fjalë. Është e kuptueshme, se ky vendim është vendosur në formë trakti në të gjitha fshatrat e Lokalitetit të Bushatit. Këto që do të lexoni kanë ndodhur në Shqipëri. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të kushtëzohej individi deri aty, se si duhej ta bënte dasmën, apo se si duhej të bënte varrimin e të afërmit të vet.

AQSH, F. 14/AP, OU, V. 1959, D. 20