Loading...
Enciklopedi

Rauf Fico (1881-1944)

Rauf Fico (18811944) ka qenë nëpunës, deputet, ministër dhe diplomat shqiptar. Rauf Fico lindi në Sanaa të Jemenit, më 13 mars të vitit 1881. Babai i tij ishteRamizi (Tahmizi) nga Gjirokastra, ndërsa nëna, Havaja, ishte prej derës sëdëgjuar të Buzove të Beratit. Kadiu gjirokastrit i Sanës u transferua në Shkodër, dhe kështu Raufi e kreu arsimin fillor në mejtepin e Shkodrës. Përdy vjet vazhdoi shkollën Volksschule të Vjenës, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Stamboll. Po në Stamboll kreu edhe studimet e larta, në Shkollën Civile eAdministratës Mbretërore “Mülkiye-i-Sehahané”, shkenca politike-administrim. Gjatëqëndrimit në Stamboll hyri nën influencën e ideve të rilindësve, e veçanërishttë Naim Frashërit. Sipas dokumentacionit të kohës, ai dhevlonjati Jusuf Hamzai ishin ndërlidhësit e NaimFrashërit me studentët shqiptarë të Stambollit. Në korrik të vitit 1903, Fico përfundoistudimet e larta me diplomën shkëlqyeshëm dhe hyn në librin e artë të shkollëssë bashku me kryeministrin e mëpasshëm të Turqisë, Ismet Nonu. Në tetor të atij viti, Rauf Ficoemërohet si nëpunës stazhier pranë administratës së vilajetit të Janinës (sekretar i Valiut) dhe mbaspërfundimit të stazhit ai dekretohet me ofiqin e kajmakanit (nënprefekt). Nëprill të vitit 1906 ai emërohet kajmekam në Konicë. Ai dhe pse ishte funksionar i lartë osman, duke qenë në qytetin eKonicës, nyje ndërmjetëse në rrugën Manastir për në Gjirokastër e deri në Janinë, ishte në lidhjetë ngushtë me atdhetarët shqiptarë Bajo Topulli, Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, Sali Butkën e të tjerë, me të cilët kryenteveprimtari atdhetare. Në nëntor të vitit 1908, Rauf Ficoja së bashku me BajoTopullin përfaqësuan Gjirokastrën në Kongresin eManastirit.Xhonturqit për këtë veprim atdhetar i mbajtën qëndrim zyrtar. Qeveria xhonturkepër ndëshkim e transferoi nga trojet shqiptare si kajmekam në qytetin eGjymyshhaxhiqoj të vilajetit të Sivashit, e prej aty në Kangall të Anadollit.Aty nga fillimi i majit të vitit 1909, Rauf Ficoja dërgohet kajmekam në atdhe,në Himarë, ndërsa pesë muaj më vonë ai ishte nënprefekti i Margëlliçit (Margaritit) në Çamëri. Aty në Margëlliç në verën e vitit 1910, Rauf Ficoja me rastin e njëfeste osmane ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe. Ky gjest atdhetar ekonfliktoi përsëri me qeverinë osmane, e cila në shtator të atij viti etransferoi nga trojet amtare përsëri kajmekam, në Kizillhamam, 70 km më tutjeAnkarasë dhe e mbajnë aty gati një vit. Në korrik të vitit 1911, përsëri R.Ficoja kthehet kajmekam në trojet tona, pikërisht në Kërçovë. Asokohe kishin filluar kryengritjet shqiptare në Kosovë e Maqedonidhe përsëri Rauf Ficoja si atdhetar merr pjesë aktive në shumë nga këtoveprimtari. Ai mban lidhje me atdhetarët e DibrësTetovës dhe të Shkupit. Qeveria osmane në prill të vitit1912 e largoi nga trevat kryengritëse edhe dërgon si mytesarif (prefekt) në qytetinKaiseri të Anadollit të largët, por aty qëndroi pak muaj.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, Raufi braktisi detyrën e administratorit turk dhe së bashku me disa atdhetarë të tjerë shkoi në VlorëIsmail Qemali e njihte personalisht, ndaj e mori në kabinetin e tij si këshilltar i ministrit të Brendshëm, Myfit bej Libohovës. Ndërsa në nëntor të vitit 1913 e deri nga fundi i janarit të vitit 1914 shërbeu si prefekt i Beratit.

Punoi edhe në administratën e Princ Vidit, si shef i kabinetit i kryeministrit Turhan Pashë Përmetit. Rauf Ficoja së bashku me Abdyl Ypin u përpoqën për një normalizim të marrëdhënieve qeveri dhe kryengritës të Haxhi Qamilit, por pa sukses. Ata u zunë rob dhe u rrahën egërsisht. Me pushtimin ushtarak austro-hungarez, në shkurt të vitit 1916 Rauf Ficoja u dekretua nënprefekt i Tiranës dhe si i tillë ai shërbeu deri në Kongresin e Lushnjës. Duke qenë me atë funksion, R. Ficoja qysh në vitin 1917 urdhëroi që e gjithë veprimtaria zyrtare shkresore dhe verbale të kryhesh domosdoshmërisht në gjuhën shqipe, duke i paraprirë vendimeve të “Qarkut Literar” të Shkodrës dhe urdhërit të Feldmareshallit Ignaz Trollmann, që u realizuan vetëm në vitin 1918. Duke qënë nënprefekt i Tiranës, Rauf Ficoja dhe gjashtë atdhetarë të tjerë, shokë të tij, si Abdyl Ypi, Sotir Peci, Ismail Ndroqi, Mytesim Këlliçi, Myslim Beshiri dhe Sinan Hoxha, në 7 dhjetor 1918 përpiluan një thirrje apo program politik, e firmosur nga vetë R. Ficoja me synim mbajtjen e një mbledhjeje apo kongresi, ku të diskutohej e të vendosej për veprimet që duheshin marrë për bashkimin e kombit dhe për luftën kundra propagandave të huaja, me qëllim përçarjen e popullit. Kjo mbledhje u mbajt më 19 dhjetor edhe ishte prekursorja e Kongresit të Durrësit.

Me përvjetorin e Shpalljes së Mëvetësisë hap Strehën Vorfnore – i pari institut i tillë i Tiranës – në ndihmë të jetimëve dhe të vobektëve. Pas Kongresit të Lushnjës është deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në qeverinë e Sulejman Delvinës, më 30 janar 1920 Rauf Ficua u emërua shef i seksionit të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, me titullar Ahmet Zogun, post që e mbajti deri në dhjetor 1922. Nga dhjetori i vitit 1923 e deri në janar të vitit 1926, ai ishte zgjedhur deputet i Durrësit në Asamblenë Kushtetuese. Rauf Ficoja ishte deputeti i Parlamentit Shqiptar që në vitin 1924 me 3 shkurt, kur vdiq presidenti amerikan Uodrou Uillson kërkoi të mbahej 5 minuta zi.

Në shërbimin diplomatik shqiptar, Rauf Ficoja u fut në shkurt të vitit 1926, kur u dekretua ministër fuqiplotë i Shqipërisë për Turqinë dhe Bullgarinë me rezidencë në Ankara. Në Sofje ai paraqiti letrat kredenciale në 27 gusht 1926. Me atë funksion qëndroi deri në 18 prill të vitit 1928. Pikërisht në këtë kohë, Rauf Ficoja dekretohet ministër fuqiplotë në Beograd, ku shërbeu deri në fillim të vitit 1929.

Më 14 janar 1929, Rauf Ficoja u dekretua ministër i Punëve të Jashtme dhe si i tillë shërbeu deri në 6 mars 1930. Pikërisht në këtë kohë një incident diplomatik e detyroi atë të kërkonte të jepte dorëheqjen. Dorëheqja nuk u pranua nga mbreti, përkundrazi ai e dekretoi me dy funksione: atë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe atë të ministrit të Brendshëm, ku shërbeu deri në 20 prill të vitit 1931. Ndonëse kishte një arsimim osman ishte një poliglot, ai zotëronte shumë mirë turqishten e osmanishten, frëngjishten dhe gjermanishten, persishten dhe arabishten, greqishten dhe italishten. Emërohet ministër fuqiplotë në Athinë më 1936 gjer në korrik të 1938. Tema e njohur e reciprocitetit të munguar në marrëdhëniet greko-shqiptare u bë njëra nga pistat e përzgjedhura të veprimtarisë së tij. Ai kërkoi t’i kushtëzonte hapjen dhe funksionimin e shkollave greke në Shqipëri me të njëjtën politikë që ndiqte edhe qeveria greke për arsimimin e shqiptarëve çamë në Greqi. Kundërshton pushtimin italian, e pas kësaj Ficua internohet së bashku me Mehdi Frashërin e Lef Nosin në Itali. Kthehet në atdhe më 1942. Pas shtatorit 1943, i ofrohet pozicioni i regjentit në Këshillin e Naltë, e refuzon. Vdes me 23 janar 1944 në Tiranë.[1]


[1] http://sq.wikipedia.org/wiki/Rauf_Fico