Loading...
Enciklopedi

Ismail efendi Ndroqi – (1878-1944)

Ismail efendi Ndroqi – (1878-1944)  Ka lindur në Tiranë në vitin 1878, meorigjinë nga Ndroqi dhe vdes po në Tiranë më 4 mars 1944. Pasi mbaron mejtepin dheklasat e para të Medresesë së Tiranës i vazhdon ato më tej në një nga medresetëe Stambollit. Më pas vazhdon studimet e larta teologjike po në Stamboll.Kur u kthye nga Stambolli më 1910 fillon aktivitetin e tij fetar si myderriz(arsimtar i lartë) në Medresenë e Tiranës. Ai njihej nga të gjithë si patriot iorëve të para në Tiranë, ku edhe merr pjesë në ngritjen e flamurit më 26 nëntor1912. Shpejtimi i ngritjes së flamurit me dy ditë përpara Vlorës është ivetëkuptueshëm tashmë duke parë rrethanat politiko-historike në të cilat pokalonte vendi asokohe. Në ato çaste luftërat ballkanike kishin arritur kulmin,ku serbët ishin në luftë me turqit dhe kishin arritur të hynin në Shqipëri derinë Lezhë dhe synonin të merrnin edhe Elbasanin deri në Shkumbin. Ismail efendiuka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet e turbullta 1917-1922. Në këtëperiudhë ai ka kryer një veprimtari të zellshme patriotike, shoqërore dhedemokratike. Ai ishte një nga nismëtarët kryesorë për mbledhjen e Kongresit tëTiranës në mbarim të Luftës I Botërore më 1918. Gjithashtu ai ka qenë delegatnë Kongresin e Durrësit me Abdi Toptanin e të tjerë. Po ashtu ka dhënë njëndihmesë të madhe në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës dhe për vendosjen nëTiranë të qeverisë së dalë prej tij, pa u trembur aspak nga bajonetat italiane,që i kërcënonin ata. Më 22 prill 1920 organizon një miting me 30,000 banorët eTiranës dhe nënshkruan një protestë në emër të tyre, e cila dërgohet nëKonferencën e Paqes në San Remo, ku kërkojnë pavarësinë e Shqipërisë brendakufijve të saj etnikë. Ai u shqua në organizimin e vullnetarëve të Tiranës përtë shkuar në Luftën e Vlorës më 1920. Ai pati një veprimtari të gjerë në fushëne bamirësisë, ku ndihmoi në ngritjen e spitalit dhe të strehës vorfënore,njëkohësisht përkrahu Kryqin e Kuq etj. Veprimtaria e tij shoqërorekarakterizohet për luftën e tij për një Shqipëri të pavarur dhe etnike me njështet të fortë demokratik. Ai ka qenë anëtar i shoqërisë “Dituria” dhe më vonëi partisë popullore “Xhoka”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun. Gjatëperiudhës 1913-1917 ai ka qenë myfti i Shijakut e më pas i Kavajës. Në vitin1928 tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet plotësisht shërbimit fetar.Gjatë periudhës 1924-1929 shërben si Myfti i Tiranës dhe nga 1929 e deri në 5mars të 1944 ka qenë Myfti i Durrësit. Ndërron jetë në 5 mars 1944[1].


[1] Ndroqi, Shefqet. “Një jetë për jetën”, sh.b. Dritëro, Tiranë 1998.