Loading...
Enciklopedi

Mulla Hysen Shehri (1832-1931)

Mulla Hysen Shehri (1832-1931) – Lindi në një familje autoktone tiranase. Pasi merr formimin e parë fetar në Tiranë familja e vet e dërgon në Stamboll për të studiuar në një nga medresetë e shumta atje. Nuk ka të dhëna të sakta për shkollimin e tij sot, por dihet e sigurtë që Hyseni shkoi në Arabi për të zgjeruar studimet e tij, sidomos në fushën e Jurisprudencës Islame. Nga aty ka shkuar në Iran për të mësuar persishten dhe me nivelin e arritur dërgohet si emisar në disa vende, si Kuvajt, Egjipt, Irak dhe Maltë. Kur kthehet në Shqipëri, meqë ishte i kualifikuar për drejtësinë islame ai ka dhënë mësim në Medresenë e Tiranës. Predikimet e tij dëgjoheshin me vëmendje të madhe jo vetëm nga nxënësit e tij, por edhe nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Në anën tjetër Mulla Hyseni ka qenë një patriot i shquar dhe është një nga 11 nënshkruesit e telegramit, që lajmëronte Qeverinë e Vlorës për ngritjen e flamurit kombëtar në Tiranë më 26 nëntor 1912. Ai është vlerësuar si poet për vjershat me frymë edukative dhe patriotike. I biri i tij Mehmeti është plagosur në luftën kundër serbëve, aktivitet për të cilin është dekoruar nga Presidenti i Republikës në vitin 1992. Ndërron jetë në vitin 1931 dhe përcillet me respekt të madh nga bashkëqytetarët[1].


[1] Demneri, I. Rreli, Sh. Tafaj, A.- Tirana personalitete, 3-Intelektualë të hershëm; Tiranë 2009, fq. 219.