Loading...
Enciklopedi

Hysni Dalliu (1873-1937

Hysni Dalliu (1873-1937) – Njihej në popull si Haxhi Hysni Dalliu dhe ka lindur në një familje të hershme tiranase. Pasi mbaron shkollimin fillor në Tiranë i drejtohet Stambollit për të kryer studimet e larta atje. Atje kryen shkollimin për drejtësi islame, dhe gjatë qëndrimit të tij atje bëhet shkak për të tërhequr për studime edhe vëllain e vet më të vogël të mirënjohurin Hafiz Ibrahim Dalliun. Ai ka qenë një patriot i shquar për atdhedashurinë dhe për këtë sot në Tiranë një rrugë mban emrin e tij. Ndërron jetën në vitin 1937[1].


[1] Demneri, I. Rreli, Sh. Tafaj, A.- Tirana personalitete, 3-Intelektualë të hershëm; Tiranë 2009, fq. 222.