Loading...
Enciklopedi

Hafiz Raif Kadiu (1884-1943)

Hafiz Raif Kadiu (1884-1943) Hafiz Raifi lindi më 3 tetor 1884 në Dibër të Madhe, ku edhe kreu arsiminfillor dhe të mesëm. Dëftesa e tij shkollore tregon se ai kreu këto studime merezultate shumë të mira. Pasi mbaron studimet e larta kthehet në vendlindje dheshërben për gati 30 vjet si myfti i Dibrës. Sipas të dhënave të disponuara ngafamilja Kadiu ata e kanë prejardhjen nga hasreti Hyseni i Ehli Bejtit. Njërinnga paraardhësit e familjes Kadiu, i cili u vendos i pari në Dibër në vitin1591 ishte Veledin Sejidi dhe ai solli edhe pemën gjenealogjike përkatëse, ecila tregonte vijën lidhëse me Ehli Bejtin. Gjatë kësaj kohe ai ka shërbyeredhe si kadi-gjykatës dhe në fushën shoqërore ka dhënë një kontribut të madh nëshuarjen e gjakmarrjes dhe pajtimin e gjqeve në Dibër, duke fituar respektin ebashkëkohësve. Po ashtu ai nuk la pas dore edhe punën me librat, duke përkthyernë shqip “Salevati Kerim” dhe “Menakib-in” e Abdul-Kadër Gjelaniut. Mezgjuarsinë e tij ai u dallua në të gjitha mexhliset dhe këshillat e tij zininvend në popull. Në vazat dhe hytbet e tij dallohej për oratorinë dhe zgjuarsinëe ndërthurjes së ajeteve të Kuranit me hadithet profetike. Më 11 prill 1923krijohet dega e shoqërisë “Djelmënia Dibrane” në Peshkopi, ku ai zgjidhetkryetar i saj. Ka qenë delegat i Dibrës në Kongresin II dhe III të KomunitetitMysliman të Shqipërisë. Me rastin e pushtimit italian emri i tij futet nëlistën e atyre, që do të dorëzonin kurorën mbretërore shqiptare te mbreti iItalisë Viktor Emanueli, si dhe i depozitohet një shumë e konsiderueshme nëbankë, nëse do të merrte pjesë. Hafiz Raifi nuk pranon të bëhet pjesëmarrës dhevazhdon me punën e vet si myfti. Ndërron jetë më 3 mars 1943 në Peshkopi[1].


[1] Kadiu, Arian. 100 pavarësi, 100 figura dibranësh, Tiranë 2012, fq. 140-143.