Loading...
Figura të shquara

Hafiz Sabri Bushati (1889-1971)

Hafiz Sabri Bushati (1889-1971)

Delegat i Shkodrës për në Kongresin e Lushnjës të janarit 1920, duke qenë firmëtar i të gjitha vendimeve të këtij kongresi, i cili edhe e shpalli Tiranën kryeqytet. Kongresi i Lushnjës përveç Qeverisë dhe Këshillit të Lartë, pati zgjedhur edhe Këshillin Kombëtar, i quajtur edhe Senati dhe i përbërë nga 37 vende, duke i veshur kështu atributet e parlamentit. Anëtar i këtij Senati u zgjodh edhe hafiz Sabri Bushati. Ushtron detyrën e Myftiut të Shkodrës për shumë vite, si dhe të imamit. Regjimi komunist më 1967 I sekuestron bibliotekën personale në kundërshtim me çdo normë morale e juridike dhe kjo ishte një goditje e rëndë për hafiz Sabriun.  Duke dashur të ruajë imazhin dhe dinjitetin e klerikut fisnik ai nuk doli më nga shtëpia dhe në këtë mënyrë u vetëburgos. Kështu i ngrysi ditët deri kur ndërroi jetë më 28 shkurt 1971. Presidenti i Republikës Sali Berisha, e ka dekoruar me urdhrin e lartë “Për veprimtari patriotike” kl. I me këtë motivacion: “Për veprimtari të shquar patriotike për organizimin e mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjës (1920)”.