Loading...
Figura të shquara

Hafiz Ismail Ndroqi (1878-1944)

Hafiz Ismail Ndroqi (1878-1944)

Ismail efendiu, siç njihej në popull ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet e turbullta 1917-1922. Ai ishte një nga nismëtarët kryesorë për mbledhjen e Kongresit të Tiranës në mbarim të Luftës I Botërore më 1918. Gjithashtu ai ka qenë delegat në Kongresin e Durrësit me Abdi Toptanin e të tjerë. Po ashtu ka dhënë një ndihmesë të madhe në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës dhe për vendosjen në Tiranë të qeverisë së dalë prej tij, pa u trembur aspak nga bajonetat italiane, që i kërcënonin ata. Gjatë periudhës 1924-1929 shërben si Myfti i Tiranës dhe nga 1929 e deri në 5 mars të 1944 ka qenë Myfti i Durrësit. Ndërron jetë në 5 mars 1944.