Loading...
Figura të shquara

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952)

Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952)

Gjatë periudhës 1920-1944 dallohet për prodhimtarinë e tij në drejtim të librit islam, si dhe merret me politikë, ku shpreh pikëpamjet e tij të një opozitari me regjimin e Ahmet Zogut dhe më pas edhe të pushtuesit të huaj. Pas vitit 1945 i ngarkuar nga KMSH-ja ndihmon në mbledhjen e ndihmave në popull për rindërtimin e disa xhamive të dëmtuara nga Lufta II Botërore në Tiranë. Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej kurrë me regjimin ateist- komunist, mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqente diktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan e burgosën dhe e torturuan; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të birucave (nëpër qelitë e burgut), dënohet me 5 vite burg se kishte dëgjuar radio Londrën dhe radio Ankaranë. Ai del nga burgu i sëmurë, i dobësuar sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe për pasojë ndërron jetë në shkurt 1952.