Loading...
Botime

“Bolshevizma çkatërim i njerëzimit”

Bolshevizma çkatërim i njerëzimit

Vepra më e shquar e Hafiz Ali Korçës për ne është “Bolshevizma çkatërim i njerëzimit” si kulmi i veprimtarisë së tij patriotike në periudhën 1920-’25 kundra përhapjes në Shqipëri të ideologjisë mashtruese bolshevike. Hafiz Ali Korça si askush tjetër në lëvizjen tonë politike ndërtoi një vision të qartë dhe largpamës për të ardhmen jo vetëm kombëtare, por edhe gjithënjerëzore. Këtë konceptim pak kozmopolit e universal ai e ndërtoi në veprën “Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit” 1925. Pikërisht kjo vepër, duhet studiuar më gjerësisht për të parë konceptin largpamës dhe të gjerë që e karakterizoi gjithmonë Hafiz Aliun dhe për të cilin pati pasoja të ndjeshme në jetën e tij private pas vitit 1945.