Lexo ne PDF
Udha e se vertetesUdha e s’Vërtetës
“Udha e s’Vërtetës” është një nga ato periodikët e pakët që pa dritën e botimit në periudhën e turbullt të vitit 1923. Kjo revistë u botua nën kujdesin e Hoxha Kadri Prishtinës dhe dilte në Shkodër, e cila ka qenë edhe epiqendra e veprimtarisë për një kohë të gjatë e vetë Hoxha Kadrisë dhe të Komitetit për Mbrojtja e Kosovës, kryetar i të cilit ishte vetë ai. Kjo revistë merr përsipër në një farë mënyre të nxjerri në pah vështirësitë që e karakterizonin bashkësinë myslimane të kësaj periudhe, gjë e cila vërehet në fjalët e parathënies të drejtimit të revistës, pra të Hoxha Kadrisë. Ai vëren amullinë që mbizotëronte asokohe te myslimanët shqiptarë dhe ndryshimin e kohëve dhe modernizimit të shoqërisë, që po vinte me futjen e perëndimizimit në jetën e përditshme. Kjo revistë pati jetën e shkurtër dhe doli vetëm në tre numra. Redaksia ka mundur të sigurojë vetëm numrin e parë të kësaj reviste dhe kush mundet të ndihmojë në gjetjen edhe të dy numrave të tjerë do të na ndihmonte shumë, duke na kontaktuar nëpërmjet e-mailave tonë.
Kliko dhe shkarko librin në PDF